22 Dhjetor 2024

Hapet fabrika për prodhimin e barnave “Trepharm”

Prishtinë, 14 janar - Qytetarët e Kosovës nga tani do të kenë në dispozicion produkte farmaceutike të prodhuara në vendin tonë, por të certifikuara me standardet evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë.

“Trepharm”, prodhuesi i parë i barnave i ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë, është përuruar të sot, në Sllatinë të Fushë Kosovës.

“Trepharm”, shënon njërin nga investimet më të mëdha private në Kosovë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e ekonomisë së vendit, punësimin e qytetarëve, zhvillimit të tregut të farmacisë dhe ofrimit të produkteve cilësore dhe me cmime të përshtatshme.

Në bashkëpunim me kompaninë amerikane “CIPEX USA”, si dhe më përkrahjen teknologjike të kompanive të tjera me renome evropiane, “Trepharm” është prodhues i barnave ndër të vetmit në rajon, i cili zbaton standardet evropiane të kualitetit dhe sigurisë ato të EU cGMP si dhe standardet ndërkombëtare të parashtruara nga Organizata botërore e shendetësisë (WHO).

Prerja e shiritit nga kryetari I Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, pronari I fabrikës Bedri Prishtina dhe nga përfaqësuesi I CIPEX USA, shënoi fillimin e punës së fabrikës.

Kompania “Tregtia”, ka investuar rreth 15 milion euro për të ndërtuar një fabrikë të barnave në bazë të standardeve të larta të ndërtimit, të teknologjisë së avansuar dhe personelit të trajnuar vendor e të huaj, me qëllim të prodhimit të barnave jo vetëm për tregun e Kosovës, por edhe për atë ballkanik dhe evropian.

“Trepharm” është konceptuar që nga ditët e para që perveq se do të furmizoj gjithë rajonin me produkte shumë kualitative, te jetë edhe një nga institucionet e zhvillimit të shkencës dhe edukimit të vazhdushëm të profesionistëve tanë.  Nga kjo fabrik do të kujdesemi per shëndetin jo vetem të popullit të Kosoves, por edhe të gjithë rajonit”, tha Mërgim Prishtina, drejtor ekzekutiv I “Trepharm”.

Fabrika e barnave, posedon dy njesi të prodhimit, ndërsa aktualisht në funksion është njësia për prodhimin e antibiotikëve.

“ Ne do të jemi bashkë me “Trepharm” edhe më tutje për të zhvilluar prodhimin e barnave nga Kosova për Kosovën dhe rajonin”, tha Pradeep Gadre, përfaqësues I CIPEX USA.

Përurimi I fabrikës përcillet edhe me plasimin në treg të pesë produkteve të para farmaceutike të “Trepharm”, të prodhuara në bazë të standardeve më të mira të prodhimit që burojnë nga diretktivat e Bashkimit Evropian- EUcGMP.

“Trepharm”, posedon edhe një laborator modern I cili përveq se shërben për nevojat e saj mund të përdoret për matje të ndryshme nga Ministria e shendetësisë dhe agjencitë shtetërore ose private që merren me farmaceutikën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)