Hapet ekspozitae pikturave të pacientëve të Klinikes Psikiatrike

Prishtinë, 10 tetor - Fondacioni Together Kosova, në kuadër të projektit për këshillim online për të rinjë nukjevet.net, në bashkëpunim me Asociacionin e Psikiatërve të Kosovës, Klinikën e Psikiatrisë dhe me mbështetjen e Komunës së Prishtinës organizojnë ekspozitën e pikturave të pacientëve të Klinikes Psikiatrike në Prishtinë me titull “Edhe unë jam Prishtina”.
Ekspozita do të hapet në ditën Botërore të Shëndetit Mendor, dhe ka për qëllim vetëdijsimin e shoqërise rreth problemeve të shendetit mendor, dhe dëshiron të ndihmoj në uljen e stigmës dhe paragjykimeve me të cilat këta individë dhe familjarët e tyre ballafaqohen në përditshmërinë e tyre.
Ekspozita do të mbahet në hapësirat e Klinikës së Psikiatrisë, në Qendrën Klinike Universitare.