Hapen edhe dy laboratore të reja të mjekësisë
Prishtinë, 22 maj - Pas kërkesës nga qytetarët dhe nevojës që shërbimet laboratorike të jenë prezente në çdo lagje të Prishtinës, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare funksionalizuan edhe dy laboratore të reja.
Nga sot, qytetarët e Lagjes Velania dhe Lagjes së Muhagjerëve, do të kenë mundësi që analizat laboratorike t\'i kryejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare pranë këtyre lagjeve.
Kjo plotëson një vakum për qytetarët e këtyre lagjeve të cilët është dashur t\'i marrin këto shërbime në lagje të tjera.
Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zgjerimin dhe në ofrimin sa më korrekt të shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe në uljen e kohës së pritjes për këto shërbime.