17 Maj 2024

Guinea shpallet e pastër nga Ebola

Bissau, 29 dhejtor - Autoritetet globale shëndetësore e kanë shpallur Guinenë të pastër nga Ebola, pasi mbi 2,500 njerëz kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës në këtë vend.

Ky përcaktim bën që vetëm Liberia të mbetet në pritje të fundit zyrtar të epidemisë.

Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ka lëshuar një deklaratë, duke uruar qeverinë dhe popullin e Guinesë për arritjen e këtij momenti historik.

Dy vendet fqinje që janë rrënuar nga epidemia e Ebolës kanë qenë Liberia dhe Siera Leone.

Kjo e fundit është shpallur e pastër nga Ebola në muajin nëntor.

Epidemia, që ka nisur vitin e kaluar në Guine, ka vrarë mbi 11,000 njerëz në Afrikën Perëndimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)