Grupi i Grave Deputete monitoron punën e Mamografit mobil
Vushtrri, 10 maj - Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës, shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj dhe Ekipi i Mamografit mobil, sot, bën monitorimin e punës së Mamografit Mobil, i cili aktualisht ndodhet në komunën e Vushtrisë.
Takimi do të mbahet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të qytetit të Vushtrrisë dhe fillon në orën 10:00.