23 Dhjetor 2024

Gripi i derrave, kaplon dhe Shqipërinë

Tiranë, 28 janar - Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se kanë izoluar raste të gripit A dhe B, madje edhe nëntipin A H3N2, i cili shkaktoi një sërë viktimash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Ne konfirmojmë që grupi qarkullon në Shqipëri. Në laboratorin e virologjisë më ISHP janë izoluar rastet e para me grip, raste të shkaktuar nga viruse të tipit A dhe B. Viruset A që qarkullojnë në vend janë H3N2, H1N1.\"

\"Shenjat janë të zakonshmet e gripit, dhembje koke, kollë, temperaturë e lartë, por nëse kolla sjell vështirësi në frymëmarrje, është e domosdoshme që të vizitohet menjëherë mjeku”, deklaroi Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.

Bino sqaron se nuk ka vend per panik ne popullate, pasi ne vendin tone dhe ne te gjithe Europen intensiteti i qarkullimit te virusit eshte i ulet.

Per sa i perket rrisqeve te dy viruseve qe qarkullojne Bino thekson se simptomat e  gripit nuk duhen neglizhuar pavaresisht virusit qe qarkullon pasi ato shkaktojne komplikacione  te renda ne organizem deri dhe humbje te jetes.

”Ne nuk mund të bëjmë asnjë dallim mes formave të gripit. Gripi është i rrezikshëm, është një sëmundje virale që mund të shkaktojë pasoja të rënda. Rastet në Amerikë janë raste të evidentuara edhe në vendin tonë, edhe ne kemi pasur vdekje e raste të rënda nga gripi. SHBA është një vend më i madh dhe epidemia prek më shumë banorë, por në Europë nuk ka shpërthime masive epidemike”, shtoi Bino.

Krahas gripit, ne vendin tone qarkullojne dhe nje sere virozash respiratore, per te cilat qytetaret duhet te tregojne kujdes per te mos i neglizhuar dhe trajtuar ato sipas rekomandimeve te mjekut.

Sipas  te dhenave te “ISHP”, qarkullimi  i viruseve te gripit ne vendin tone vihet re zakonisht ne fund te muajit janar per te vijuar deri ne mesin e muajit mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)