Gripi A-H1N1 përhapet në Evropën Lindore
Sofje, 28 janar - Në Bullgari virusi i gripit të derrit A-H1N1 është përhapur në 12 rajone, duke përfshirë kryeqytetin Sofje dhe qytete të tjera kryesore.
Ministria bullgare e Shtetësisë njoftoi se 7% e të prekurve, janë me virusin H1N1 të tipit A. Më 26 janar autoritetet shëndetësore njoftuan edhe viktimën e parë nga ky virus.
Virusi i gripit të derrit A-H1N1 është duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore. Ditët e fundit, janë njoftuar tre viktima nga gripi A-H1N1 dhe 10 raste janë konfirmuar si bartës të virusit të tipit A.
Ndërkohë në Poloni, autoritetet shëndetësore njoftuan për 17 viktima, brenda këtij dimri.