Greqi, gjashtë persona humbin jetën nga gripi i derrit
Athinë, 24 janar - Virusi A (H1N1), i njohur ndryshe si gripi i derrit, ka shkaktuar vdekjen e gjashtë personave në shtetin fqinj, Greqi.
Lajmi bëhet i ditur nga edicioni on-line i gazetës athinjote \"Ethnos\", e cila saktësoi se së fundmi një burrë 58-vjeçar vdiq në spitalin universitar të qytetit Larisa.
Ndërkohë, 49 persona nga 128 rastet e ekzaminuara nga datat 10-16 janar, rezultojnë të prekur nga virusi i rrezikshëm.