Gratë e Kuvajtit, më të shëndoshat në botë
Shkup, 29 prill - Sipas hulumtimit të portalit Visual.ly, më të shëndoshat në botë janë banorët e Kuvajtit.
Nga ana tjetër, gratë më të shëndosha në Ballkan janë ato të Maqedonisë, me indeks të 26,4, pas tyre janë ato të Shqipërisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Kombi më i shëndoshë janë kroatët, me indeks mesatar të peshës 26, të cilët ndiqen nga shqiptarët dhe serbët me 25.9, Bosnja dhe Hercegovina me 25.8 dhe Maqedonia me 25.2.
Sipas hulumtimit të bërë nga portali, të gjitha shtetet ballkanike gjinden në listën e kombeve të shëndosha.
Në fund të listës i gjejmë shtetet më të varfra në botë. Mesatarisht, më të dobëta janë gratë në Bangladesh me 20.2, pastaj të Eritresë, Etiopisë, Shri Lankës, Kongos, Nepalit dhe Vietnamit.
Kombi më i hollë në Evropë janë banorët e Rumanisë me indeks mesatar të peshës 24.1, pas tyre vijnë grekët me 27.5, ndërsa menjëherë pas tyre gjermanët, bjellorusët, britanikët dhe sllovenët.
I gjithë ky hulumtim është bërë duke i shfrytëzuar të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.