23 Dhjetor 2024

Gratë deputete angazhohen për drejtësi ndaj nënave vetushqyese

Prishtinë, 13 dhjetor - Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik NDI u takua me përfaqësueset e Akademisë së Grave për Lidership-AGL.

Në këtë takim ishte prezent edhe  drejtori i NDI-së në Kosovë, Aleks Chavarria. Qëllimi i takimit ishte njoftimi i deputeteve të Grupit të Grave me iniciatitën e ndërmarrë nga përfaqësueset e AGL-ës lidhur me mirëqenien e fëmijëve që janë nën kujdesin e nënave vetushqyese.

Përveç njoftimit me problemet dhe vështirësitë që hasin nënat vetushqyese për kujdesin e fëmijëve, përfaqësueset e AGL-ës kërkuan mbështetjen e Grupit të Grave Deputete për ushtrimin e presionit te gjyqësori për zbatimin e legjislacionit në fuqi, sa i përket lëndëve që duhet trajtuar me prioritet për ndarjen e alimentacionit dhe ngrirjes së pasurisë përderisa lëndët në fjalë janë në shqyrtim.

Deputetet Flora Brovina, Myfera Shinik, Kymete Bajrami, Time Kadriaj, Teuta Haxhiu, Albulena Haxhiu  shprehën interesimin  lidhur me këtë problematikë dhe u zotuan për mbështetjen e plotë në realizimin e objektivave të kësaj iniciative.

Në këtë takim u diskutua edhe për hapat e mëtejshëm që duhet ndërmarrë nga të dy grupet për qasjen sa më të gjerë në synimin e zgjidhjes së kësaj problematike.

Nga  Akademia e Grave për Lidership (AGL) në takim ishin : Aida Durguti, Merita Mustafa, Ajnishahe Azemi, Rina Ajeti, Teuta Musa dhe Ilirijana Petershoni. AGL është program i ri i inicuar nga Instituti Demokratik Kombëtar që ka për qëllim zhvillimin dhe fuqizimin e grave lidere të së ardhmes.

Pas përfundimit të Javës së Gruas, ku gratë patën mundësinë të diskutojnë dhe marrin pjesë në aktivitetet për zhvillim të shkathtësive të ofruara në nivel më sipërfaqësor, në AGL patën mundësi të marrin pjesë në trajnime më të fokusuara në temat e caktuara.

Objektivat e Akademisë së Grave për Lidership përkojnë  me ato të Javës së Gruas me synimin për bashkimin e mëtutjeshëm të grave nga të gjitha sferat e shoqërisë, fuqizimin e shkathtësive dhe rrjetëzimin.

Gjenerata e parë e AGL-ës është e përbërë nga gratë përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile, biznesit dhe  medias.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)