Gratë deputet premtojnë mbështetje për Klinikën Gjinekologjike
Prishtinë, 7 mars - Grupi i grave deputete në përbërje të gjitha subjekteve politike, sot kanë vizituar Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, me çrast janë njoftuar nga afër me punën, sukseset, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet stafi shëndetësor dhe nënat që kryejnë lindjet në QKUK.
Dr. Myrvete Paçarada, Ud. Drejtoreshë e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, njoftoi gratë deputete se në vitin e kaluar në kuadër të klinikës janë kryet 10.400 lindje, falë stafit shëndetësorë i cili është i përgatitur për të kryer punën në mënyrë shumë profesionale.
Kemi qenë të mbingarkuar edhe me raste të komplikuara nga rajonet, por nuk kemi pasur asnjë vdekje dhe puna është kryer me sukses, është fat i madh që sivjet klinika është rinovuar dhe po rinovohet, e po ashtu kemi marrë disa donacione që kanë qenë të mirëseardhura, njoftoi dr. Paçarada.
Ajo shtroi nevojën për buxhet shtesë për shëndetësi dhe Klinikën e Gjinekologjisë në veçanti, meqë vend ku fillon jeta.
Deputetja Teuta Sahatqiu, tha se kanë ardhur të njihen nga afër me punën që bëhet në këtë klinikë dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet stafi, por njëkohësisht të ndajnë nga një dhuratë simbolike për nënat që ka lindur. Ne vizituam nga afër edhe nënat të cilat ishin të lumtura që kishin lindur bebet e tyre, por dëgjuam edhe kërkesat e stafit për më shumë buxhet dhe përmirësim të kushteve të përgjithshme, theksoi Znj. Sahatqiu.
Deputetja Safete Hadërgjonaj, në cilësi të kryetares së komisionit për buxhet, tha se shëndetësia gjithherë është trajtuar dhe do të trajtohet si prioritet në komisionin që ajo drejton.
Deputetja Teuta Haxhiu, theksoi se ka dëgjuar nga afër shqetësimet e disa nënave në lidhje me pushimin e lehonisë dhe se do të angazhohet që pushimi i lehonisë të mbetet ashtu si është, dymbëdhjetë muaj e mos të zvogëlohet për asnjë moment.
Në anën tjetër, deputetja Donika Kadaj- Bujupi, tha se është shqetësues fakti se ka rënie të nataliteti në Kosovë dhe do të angazhohet që të ketë shtesa për fëmijë, në mënyrë që mos të ketë rënie të natalitet.
Dr. Sueda Hoxha, po ashtu shprehu shqetësimin e saj për rënie të nataliteti, duke sqaroi se nga viti 2003, deri tani ka pasur rënie të dukshme të natalitet.
Grupi i grave deputet vizituan disa nga nënat që sapo kishin lindur dhe dhuruan disa dhurata simbolike si shenjë e festës së 8 Marsit.