GMA Danimarka premton donacione për shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 24 prill - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot presidentin dhe themeluesin e OJQ-së daneze Global Medical Aid z. Hans-Frederik Dydensborg, ku u bisedua për nevojat e kujdesit shëndetësorë në Kosovë.
Ne takim Ministri Agani dhe z. Dydenzborg u pajtuan te nënshkruhet së shpejti një Marrëveshje e Bashkëpunimit midis MSh-së dhe OJQ-së GMA.
Me këtë marrëveshje, kujdesi shëndetësor në Kosovë do përfitoj barna, pajisje dhe material harxhues si donacion nga organizata daneze.
Global Medical Aid, është organizatë joqeveritare humanitare daneze , e njohur për projektet e kujdesit shëndetësor në vendet në zhvillim. Organizata ofron donacion me barna, pajisje dhe produkte medicinale.
Të gjitha donacionet e bëra nga OJQ-ja daneze GMA janë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).