21 Prill 2025

Gjymtohen fëmijët nga pakujdesia mjekësore

Prishtinë, 15 shkurt - Djali 2-vjeçar i familjes B. nga Prishtina ka mbetur pa njërën dorë dhe pa dritën e syve si pasojë e moskujdesit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Vajza e familjes Xheladini, nga Fushë Kosova, përpos që nuk sheh, domosdoshmërisht duhet t’i nënshtrohet një operacioni për rregullimin e hundës që ia dëmtuan gjatë vendosjes së sipapit derisa mbahej në inkubator

Një nënë e re, me profesion ekonomiste, e ka vështirë të lexojë deri në fund fletëlëshimin spitalor për djalin e saj A.B., që është liruar nga spitali para rreth dy vjetësh. E.B. (1988), qanë vazhdimisht derisa flet për të birin e saj që para vetes ka një sfidë të rëndë – të jetuarit pa dritën e syve dhe pa njërën dorë, shkruan “Zëri”.

“Ka pasur peshën e lindjes 900 gramë, ka lindur në javën e 25-të”, thotë gruaja nga Prishtina derisa kujton 17 nëntorin e vitit 2013, kur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kishte lindur para kohe të birin e saj.

Ajo thotë se vetëm pak ditë pas lindjes është dashur që foshnja t’i nënshtrohej një intervenimi kirurgjik, që kishte kaluar me sukses.

Në sallonin e shtëpisë në “Lagjen e Spitalit”, në Prishtinë, nëna e re tek fshin lotët sjell lodrat për ta pajtuar djalin e saj. 2-vjeçari pos që ka vështirësi t’u ofrohet lodrave, për shkak të verbërimit si rezultat i mostrajtimit të retinopatisë premature, e ka problem edhe t’i kapë ato.

Për të ato nuk e kanë kuptimin e plotë, pasi nuk i ka parë asnjëherë.

 /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)