Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë
Gjilan, 8 shkurt - Në Gjilan është zhvilluar një tryezë diskutimi për senzibilizimin e qytetarëve për të ngritur ndërgjegjësimin në mbështetje dhe në socializimin e persnave të prekur nga sëmundja e epilepsisë, e që Gjilani për herë të parë në mënyrë simbolike 8 shkurtin e shënon si ditën ndërkombëtare të epilepsisë.
E gjitha kjo ka rrjedhur me iniciativë të Yllka Sermaxhaj e cila është njëra ndër personat me sëmundje epileptike, dhe është përkrahur nga zyra e kryetarit Lutfi Haziri, ndërsa po implementohet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, si dhe nga Komiteti për persona me aftësi të kufizuar.
Për të diskutuar për këtë qështje në cilësinë e panelistëve ishin drejtori i shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, Selami Xhemaili, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, mjeku i neurologjisë, Nezir Demolli, iniciatorja e fushatës vetëdijësuese për sëmundjen e epilepsisë Yllka Sermaxhaj e përfaqësuesi i Komitetit për persona me nevoja të vecanta Arben Keka.
Në paraqitjen e tij drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, ka shprehur gatishmëri të vazhdueshme për ofrimin e mbështetjes së pakusht për të gjithë personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Xhemaili tha se si institucion komunal edhe përmes subvencioneve krahas kategorive të tjera i trajtojnë me një prioritet të veçantë edhe pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja e epilepsisë.
Ai bëri të ditur se të gjitha kërkesat që adresohen në drejtorinë e shëndetësisë për kompenzimin e barërave i aprovojnë në afate kohore dhe i trajtojnë me prioritet në mënyrë që t’u mundësojnë pacientëve por edhe familjarëve të tyre që këtë sëmundje ta kalojnë sado pak me lehtësi dhe të ndjehen të barabartë në shoqëri.
Neurologu, Nezir Demolli, ka thënë se epilepsia akoma nuk eshte e definuar a është sëmundje, çrregullim apo sindrom.
Ai, gjithashtu, ka dhënë një historik rreth simptomave të epilepsisë, ku ka pohuar se ataket epileptike paraqiten me errësim të vetëdijes, me shtangim të trupit dhe dridhje ekstreme të trupit, por ka raste edhe qe paraqiten e vetem me dridhje te trupit e qe mund edhe te mos vërehen lehtë.
Kurse, drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka përgëzuar Yllka Sermaxhajn për këtë iniciativë dhe ka thanë gjithmonë do të jenë në përkrahje të personave me epilepsy, për inkuadrimin e tyre në shoqëri dhe trajtimin e barabartë.
Ajo ka paralajmëruar se kanë përgatitur edhe një video ku përmes saj kanë bërë fushatë vetëdijësuese.
Edhe Arben Keka nga Komiteti për pesrona me aftësi të kufizuar, e ka mirpritur këtë takim ku tha se në bazë të
raportit me rekomandime po mundohen t’i përfshijnë të gjitha kategoritë në nevojë për të cilët kërkojnë që të avancohen dhe të respektohen të drejtat e tyre.
Kurse, iniciatorja e debatit Yllka Sermaxhaj, ka thënë se nuk është shumë e kënaqur me shërbimet që po i ofrohen.
Ajo tha se përvec që është e eveidentuar në Shoqatën Handikos nuk ka kurrfarë ndihme.
Në debat është inkuadruar edhe Gresa Bickaj, e prekur nga epilepsia e cila pati një sërë kritikash ndaj institucioneve e sidimos ndaj mjekëve.