22 Dhjetor 2024

Gjilani ka aktualisht 360 raste aktive me COVID-19

Gjilan, 15 mars - Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Në takim u bë e ditur se Gjilani aktualisht ka 360 raste aktive me COVID-19, ndërkaq ka dalë apeli për qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distances sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 14773 mostra, 4174 kanë rezultuar pozitivë, 3699 janë shëruar, 115 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 360 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 82 persona dhe 144 mostra në pritje për rezultat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)