23 Dhjetor 2024

Gjilani ka aktualisht 168 raste aktive me COVID-19

Gjilan, 27 janar - Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili është udhëhequr nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin e radhës për vlerësimin e situatës me virusin në këtë komunë.

Nënkryetari Ismajli ka njoftuar se aktualisht janë 168 raste aktive me COVID, duke bërë apelin për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mosgrumbullimin.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 9113 mostra, 3395 kanë rezultuar pozitivë, 3123 janë shëruar, 105 kanë ndërruar jetë, raste aktive janë 168, të konfirmuar me COVID-19 në hospitalizim janë 19 persona dhe 109 mostra në pritje për rezultat.

Përndryshe, në Komitetin komunal të Gjilanit, i cili është themeluar më 13 mars 2020, janë të përfshira institucionet lokale dhe rajonale, shëndetësia primare dhe sekondare, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Policia e Kosovës, zjarrfikësit, Qendra 112 e Kryqi i Kuq.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)