Gjilani ka aktualisht 119 raste aktive me COVID-19
Gjilan, 22 shkurt - Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetart të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Nënkryetari Ismajli tha se ka një rritje të rasteve të infeksionit, duke shtuar se kjo duhet të shërbej si thirrje për t’u mbrojtur nga COVID-19, duke respektuar masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.
Ainbëri të ditur se numri i rasteve aktive aktualisht në Gjilan është 119.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11424 mostra, 3644 kanë rezultuar pozitivë, 3606 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 17 persona dhe 400 mostra në pritje për rezultat.
Ndryshe, Komiteti i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri më 13 mars 2020, ka të përfshira institucionet lokale dhe regjionale, përfshirë edhe QKMF’në, emergjencat civile, QRSHP, policinë, Bashkësinë Islame, zjarrfikësit, qendrën e thirrjeve 112 dhe Kryqin e Kuq.