Gjilani fton shërbyesit civilë, zyrtarët dhe punëtorët e arsimit të aplikojnë për vaksinim
Gjilan, 9 korrik - Komuna e Gjilanit fton shërbyesit civilë, zyrtarët publikë e punëtorët e arsimit që aplikojnë për vaksinim përmes platformës e-Kosova, apo në mënyrë të organizuar përmes Qendrës së Vaksinimit e cila gjendet në palestrën e sporteve “Bashkim Sel8ishta – Petriti”, në Gjilan.
Komuna ka anagazhuar 15 ekipe për procesin e vaksinimit, i cili po bëhet sipas rregullave për ta parandaluar fluksin.
Deri tani në Gjilan janë vaksinuar mbi 12 mijë qytetarë, ose afro 15 për qind e qytetarëve.
Ndryshe, termine për vaksinim përmes platformës e-Kosova mund të caktojë edhe kategoria e qytetarëve e moshës mbi 40 vjeçare.