27 Dhjetor 2024

Gjilani aktivizon të gjitha shërbimet në shëndetësinë primare

Gjilan, 30 korrik - Kryetari i Komunës sot ka bërë nënshkrimin e marrëveshjes tre vjeçare me Caritas Kosova, për mbështetjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, duke bërë kështu aktivizimin e shërbimeve shtesë në sektorin primar të shëndetësisë me qëllim të ofrimit të shërbimeve në sektorët e mjekësisë familjare, infermierisë, stomatologjisë, laboratorit, patronazhit, aktivizimin e të gjitha punkteve të Gjilanit dhe shërbime të tjera të emergjencës.

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Haziri ka thënë se arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorët prioritar në përkujdesjen e qeverisjes komunale dhe për shërbime me kualitet të lartë profesional dhe shtim të dinamikës së punës por edhe të shërbimeve.

“Komuna e Gjilanit ka bërë zgjidhje për tri vitet e ardhshme. Do të angazhohen 30 profesionistë si staf shtesë dhe atë mjek, stomatolog dhe infermierë të rinj, që do të mbulojnë shërbimet e patronazhit, shërbimet e emergjencës, hapjen e zyrës së nutricistes në QKMF si dhe mbështetje teknike dhe medicinal për QKMF-në në Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli dhe drejtori i QKMF-së Fejzulla Berisha kanë thënë se me mbështetjen e kryetarit Haziri, po krijohen lehtësira në funksionimin e shëndetësisë primare në Gjilan.

Ata kanë thënë se prioritetet që i ka vendosur kryetari Haziri dhe hapësirën që ai po i jep shëndetësisë, si në investimet në infrastrukturë, paisje shëndetësore si dhe në kompletimin e stafit profesional me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira shëndetësore, janë një stabilitet i fuqishëm në këtë sektor të rëndësishëm për Gjilanin.

Përndryshe, kjo kontratë me Caritasin është trevjeçare dhe do të mundësojë që përpos kuadrove të reja me mjete vetanake të investoj edhe blerjen e dy autoambulancave për shërbimin e Urgjencës në kuadër të QKMF-së, pastaj furnizimin me tensiometra static, tensiometra dore, stetoskop, otooftalmoskop statik, otoskop dore, inhalator, EKG, monitor për përcjelljen e shenjave vitale të pacientit, pulsoksimeter, drita për ekzaminimin e fytit, çanta për terapi për urgjencë dhe për shërbime të tjera në terren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)