Gjermania zotohet të vaksinojë të gjithë qytetarët deri në fund të verës
Berlin, 2 shkurt - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëriti zotimin e qeverisë së saj për t'u ofruar të gjithë qytetarëve të rritur vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) deri në fund të verës.
Merkel përmes një video konference vlerësoi vështirësitë e përjetuara në sigurimin e vaksinave dhe procesin e vaksinimit në një takim ku morën pjesë përfaqësuesit e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), kancelarët e shtetit dhe kompanitë prodhuese të vaksinave.
Pas takimit, Merkel tha se kompanitë prodhuese të vaksinave tashmë mund të parashikojnë dërgesat e vaksinave që do të bëhen gjatë vitit.
Ajo kujtoi se tani për tani tre kompani janë aprovuar për vaksina në BE, duke shtuar se edhe nëse kompanitë tjera nuk arrijnë të marrin aprovimin e vaksinave, qeveria gjermane do të jetë në gjendje të përmbush premtimin e ofrimit të vaksinave për çdo qytetar të rritur deri në fund të verës, ose tremujorin e tretë të vitit 2021.
Merkel tha se vaksina është e nevojshme për rreth 73 milionë persona në Gjermani pasi nuk do të administrohet tek fëmijët.