Gjermania zgjatë masën e izolimit deri më 18 prill
Berlin, 23 mars - Gjermania do të zgjasë masën e izolimit të pjesshëm në të gjithë vendin deri më 18 prill.
Pas bisedimeve disa orëshe, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e landeve gjithashtu ranë dakord për një bllokim pesë-ditor gjatë festës së Pashkëve.
Pothuajse të gjitha dyqanet do të mbyllen nga data 1 deri më 5 prill. Vetëm supermarketet do të lejohen të hapen më 3 prill.
"Tani jemi në një situatë shumë serioze", tha Merkel në një konferencë për shtyp, duke e përshkruar variantin më vdekjeprurës dhe infektiv të koronavirusit - të identifikuar për herë të parë në Britani të Madhe - si një "pandemi e re".
Kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, ka qenë një mbrojtës i vendosjes së masave të izolimit. Ai tha se Gjermania mbase po kalonte periudhën më të rrezikshme të pandemisë.
Sipas tij, varianti i ri nuk ishte vetëm më infektues dhe vdekjeprurës, por ndikon më shumë sesa vetëm të moshuarit.
Vendimi për të zgjatur kufizimet erdhi pasi numri i të infektuarve për 100.000 banorë u rrit në mbi 100 gjatë javës së kaluar. Zakonisht një rritje e tillë detyron qeveritë të ndërmarrin masa më të ashpra të izolimit.