23 Dhjetor 2024

Gjermania shënon rekord të rasteve ditore me koronavirus

Berlin, 22 tetor - Gjermania sot raportoi 11.287 raste të reja me koronavirus një rekord i ri i rasteve ditore në vend.

Kjo është hera e parë që Gjermania regjistron më shumë se 10 mijë raste në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Sipas shifrave të publikuara nga Instituti Robert Koch, rastet e reja me COVID-19 u rritën me më shumë se 3.500 gjatë 24 orëve të fundit, nga 7.595 sa ishin të mërkurën.

Rekordi i mëparshëm njëditor ishte 7.830 raste, i cili u regjistrua të shtunën.

Autoritetet lokale shëndetësore raportuan 30 viktima të reja gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e viktimave nga shpërthimi në 9.905.

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn tha se kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 dhe u vendos në karantinë shtëpiake.

Fqinjët e Gjermanisë, Franca, Holanda, Zvicra, Austria, Polonia dhe Çekia, kanë raportuar gjithashtu rritje rekorde të rasteve në ditët e fundit, duke i shtyrë autoritetet të vendosin kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e virusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)