23 Dhjetor 2024

Gjermania premton mbështetje profesionale për QKUK

Prishtinë, 15 prill - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,  ishte për vizitë zyrtare, zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Kiesleri, i cili pati një takim pune me drejtorin ekzekutiv dhe drejtorët e klinikave  të QKUK-së.

Qëllimi i takimit ishte përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe bashkëpunimi e binjakëzimi i QKUK-së me ndonjë Qendër Universitare në Gjermani.

Në kuadër të këtij programi, planifikohet trajnimi dhe edukimi për degët deficitare, binjakëzimi i Klinikave dhe , reparteve  me  Klinika dhe Reparte të Klinikave në Gjermani.

Po ashtu, dy palët u pajtuan të ketë vizita të ekspertëve mjekësor nga Gjermania,  të iniciohet trajnimi dy vjeçar, ku mjekët specialistë do të kenë mundësi trajnimi tre deri gjashtë muaj, ndërsa një deri tre muaj për infermierët.

Zv. Ambasadori,  tha se do të angazhohet që kjo marrëveshje të detalizohet në tërësi dhe më pas  të  zbatohet.

Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv,  u shpreh se takimi ka për qëllim mundësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional me qëllim të përmirësimit të përmbushjes së standardeve evropiane edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i nisur të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes projekteve konkrete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)