24 Dhjetor 2024

Gjermania mbështetë QKUK-në me shtretër dyshekë dhe respiratorë

Prishtinë, 19 maj - Sot, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), pranoi një donacion  me shtretër , dyshekë respiratorë  dhe popma infuzive nga Romed Klinik dhe Rotary Club nga Rosenheim i Gjermanisë. Donacioni u dhurua përmes Shoqatës “Nënë Tereza”  në Manhajm të Gjermanisë.

Dr. Nijazi Gashi, Drejtor Ekzekutiv i QKUK-së, theksoi se ky donacion është i mirëseardhur për QKUK, duke vlerësuar se QKUK ka nevojë për mbështetje nga donatorët. Sipas tij, ky donacion vjen si rezultat e bashkëpunimit të QKUK-së, me klinikat  e Gjermanisë dhe realizohet pas takimit me zv. Ambasadorin Gjerman.

Peter Blomayer, Amabasdor i Gjermanisë në Kosovës, rikujtoi se pas luftës së fundit në Kosovë, shumë qytetarë të Kosovës ishin zhvendosur në Gjermani duke shtuar  se ky donacion vjen si rezultat apo iniciativë e shqiptarëve që jetojnë në Gjermani.  

Ai tha se Kjo iniciativë private e  kënaq dhe ajo mbushë jetën, duke shtuar se donacioni është realizuar nga Romed Klinik dhe Rotary Club nga Rosenheim i Gjermanisë.

Dr.Guido Pfeiffer, drejtor mjekësor në Klinikën Ro Med, shpjegoi se po e viziton Kosovën pas 13 vjetëve dhe ka vërejtur shumë ndryshime pozitive.

Ai sqaroi se donacioni vjen pas  kontakteve që ka pasur me zyrtarët e QKUK dhe me iniciatorët tij.

Markus Michel nga Komanda e Kforit Gjermanë, po ashtu, foli për bashkëpunimin që kanë pasur për realizim të këtij projekti.

Dr.  Haqif Gashi, punëtor i Klinikës Ro Med dhe kryetar i Shoqatës “Nëna Tereze”, shpjegoi se  në donacion janë të përfshirë  80 shtretër, 80 dyshekë, 4 respiratorë dhe 36 pompa infuzive. Sipas tij, 10 shtretër 1 sterilizator dhe 1 defribilatorë do të shkojë si donacion për Spitalin e Tepelenës në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)