Gjermania liston Kosovën si vend i rrezikshëm, shkaki i koronavirusit
Berlin, 30 prill - Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka aktualizuar paralajmërimin për qytetarët gjermanë që duan të udhëtojnë drejt Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë me Kovid 19.
“Kosova është zonë e rrezikut pandemik ku kujdesi shëndetësor dhe mjekësor është larg standardeve mediciale që ekzistojnë në Gjermani dhe se në spitale ka shumë pak kapacitete për një trajtim mjekësor intensiv”. Tutjet në paralajmërimin e MJGJ, theksohet se “infekimet ditore me virusin Korona në Kosovë janë të larta dhe kontinuitive”.
Fillimisht, në paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë thuhet se sektori konsullor dhe ai juridik në Ambasadën gjermane në Prishtinë, ofron shërbime të kufizuar për shtetasit gjermanë dhe kjo bëhet për shkak të orarit të kufizuar të punës, që kushtëzohet nga pandemia Covid 19.
Në paralajmërimin e bërë të enjten, më 29 prill, të gjithë shtetasit gjermanë, që planifikojnë të udhëtojnë drejt Prishtinës, njoftohen se Kosova është në listën e vendeve të rrezikuar nga pandeimi Covid 19 dhe se për këtë arsye qytetarët gjermanë këshillohen të mos marrin rrugën drejt këtij vendi pa ndonjë arsye të fortë.
Në paralajmërimin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës gjermane në Prishtinë, mes tjerash theksohet se “kujdesi shëndetsor dhe mjekësor në Kosovë është larg standardeve mediciale, që ekzistojnë në Gjermani dhe se në spitalet e Kosovës ka shumë pak kapacitete për një trajtim mjekësor intensiv”.
Tutjet theksohet se “infekimet ditore me virusin Korona janë të larta dhe kontinuitive. Spitalet janë të ngarkuara me numër të madh të pacientëve dhe se shtrimi me simptoma të vogla dhe të mesme është i pamundur”.
“Për qytetarët e huaj që hyjnë në Kosvoë kërkohet posedimi i testit negative Covid 19 i njohur si PCR test më së largu 72 orë para udhëtimit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, qytetarëve gjermanë, të cilët përkundër rrezikut dëshirojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, u bëhet me dije se në rrugët dhe ambientet publike, mbajtja e maskës është e detyrueshme dhe se në vend zbatohet ora policore, duke filluar nga 22 30 deri në 5 00 të mëngjesit.
Ndërkaq, shtetasit gjermanë, paralajmërohen se në rast se sëmurën në Kosovë, Ambasada gjermane nuk mund t’i ndihmojë, të kthehen në Gjermani.
Gjithashtu, theksohet fakti se qytetarët mund të befasohen nga vendime të papritura kufizuese që në të kaluarën janë marrë Brenda natës nga Qeveria e Kosovës për shkak të pandemisë Covid 19.