Gjermania konfirmon rastin e parë me MERS

Berlin, 17 qershor - Virusi MERS i ka marrë jetën një 65-vjeçari në një spital të Gjermanisë, duke shënuar rastin e parë me këtë virus.
Pacienti mendohet të jetë infektuar me virusin gjatë një udhëtimi në Gadishullin Arabik në shkurt.
Dr. Reinold Gross është kreu i virologjisë në spitalin ku u trajtua i moshuari.
\"Pacienti me MERS nuk infektoi asnjë nga personat që ishin pranë tij. Çdokush që kishte kontakte të afërta me të- përfshi familjarët dhe personat e përfshirë në trajtimin e tij mjekësor- nuk u prekën nga virusi.\"
Çekia ka njoftuar për një të ri që dyshohet të jetë prekur nga virusi MERS, por rezultatet e analizave pritet të dalin së shpejti.
Nga ana tjetër, në Korenë e Jugut, numri i vdekjeve ka arritur në 19, ndërkohë numri i rasteve të përgjithshme ka arritur në 162 deri të mërkurën, pas konfirmimit të 8 rasteve të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.