24 Dhjetor 2024

Gjermania kërkon personel shëndetësor jashtë vendit

Prishtinë, 14 shtator - Gjermanisë i mungojnë me mijëra infermierë dhe persona për përkudesje. Qeveria ka hartuar një varg masash për përmirësimin e gjendjes, por shumë prej këtyre masave nuk janë në përputhje me kodeksin e mirësjelljes.

 \"Ata janë për mua personalisht heronje dhe heronj\", deklaroi gjatë një debati parazgjedhor kancelarja Angela Merkel në televizor, kur u kërkua nga ajo të vlerësojë gjendjen e infermierëve dhe personelit për përkujdesje shëndetësore.\"

\"Respekti kaq i lartë i kancelares ka të bëjë edhe me një problem tjetër në sfond: Gjermania ka një problem serioz me mungesën e këtij personeli mjekësor që kujdeset për të moshuarit dhe të sëmurët. Deri në fund të kësaj dekade, Gjermanisë do t\'i mungojnë 220.000 persona të këtillë, thonë ekpsertët.

Qeveria gjermane tani po përpiqet që të zbutë këtë gjendje emergjente. Nga vendet e tjera janë duhet të vijë personel mjekësor, i cili duhet të kujdeset për popullatën gjithnjë e më të moshuar gjermane.

Në veçanti në fokus janë vendet si Spanja, Greqia, Italia dhe Portugalia. Këto janë vendet prej nga duhet të vijnë më së shumti ndihmës, thuhet në në një përgjigje të qeverisë gjermane lidhur me këtë çështje.

Në këto vende ka probleme shumë të mëdha me papunësinë, ndaj ato paraqesin një potencial të konsiderueshëm të kandidatëve për tregun gjerman të punës.

Potenciali i këtyre vendeve është me të vërtetë i madh, sepse në këto vende gati që janë shterruar mundësitë e punësimit në shëndetësi, për shkak të kursimeve dhe krizës financiare e bankare.

Marrëveshje janë arritur edhe me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën sikur edhe me Tunizinë dhe Filipinet. Në mbarë botën po kërkohet personel shëndetësor. Së fundi nga Kina janë sjellë në Gjermani 150 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)