23 Dhjetor 2024

Gjermani, 3 fëmijet e parë për 2013 janë shqiptar

Berlin, 8 janar - Fëmijët e parë të vitit 2013, të lindur në tre qytete të Gjermanisë janë shqiptarë, ndërkohë që në shumicën tjetër gjermane, të lindurit e parë të vitit janë nga Turqia.

Fëmija i parë në spitalin Bobingen/Schëabmünchen është Diar Vllahiu, me origjinë nga Kosova. Marigona Vllahiu, nënë e tre fëmijëve kishte pritur deri në minutat e fundit në shtëpi dhe me pas iu drejtua maternitetit.

Në qytetin Volkmarsen në ora 01:02 minuta me datën 1.1.2013 i pari që pa dritën ishte fëmija tjetër me origjinë nga Kosova, Loriku, fëmija i katërt i Hasijes dhe Hasan Sllatinës.

Të pranishëm në spital ishin edhe 3 fëmijët e tjerë Aurela 12 vjeçare, Aulanga 9 vjeçare si dhe Elkida 4 vjeçare. Ato u gëzuan shumë për vëllain e tyre të sapolindur dhe shpjeguan se ky ishte viti i ri që i solli gëzimet më të mëdha dhe dhuratën më të mirë për këtë familje.

Në regjionin Ruhr në qytetin Lüne fëmija i parë i lindur në vitin 2013 ishte po ashtu shqiptar, Adijoni. Prindërit Murat dhe Flora Krasniqi thanë se foshnja e tyre lindi në orët e para të vitit 2013.

Mediat gjermane shkruajnë se këtë vit ishte hera e parë që shqiptarët bëhen pjesë e kësaj liste.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)