Gjendja në QKUK alarmante, jeta e qytetarëve është në rrezik të përditshëm
Deputeti i PSD-së, Frasher Krasniqi ka thënë së spitali kryesore i Kosovës i ka ndërpre dhe i ka shtyer të gjitha operacionët për arsye të thjesht dhe apsurde, mungesën e baranave.
"Secili prej ne mundet me u sëmuar dhe me vdek nëse ka një nevojë për një operacion sa për se e merr një shërbim prej këtij spitali", ka theksuar Krasniqi.
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili thotë së jemi duke berë reforma të thella në shëndetësi në Kosovë.
Ndërsa kryeminsitri shkon edhe me lartë kur thotë se ne mundem me i ofruar edhe Gjermanisë shërbime shëndëtsore.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në vazhdimësi flet sesi mjekësia në Kosovë ka përjetuar ndryshime radikale, e në anën tjetër qytetarët e Kosovës nuk mund të marrin shërbimet më bazike për shkak të mungesës së barnave.
"Ministër kur keni qenë me marr një sherbim për herë të fundit në spitaltete Kosovës. A e din që qytetarët e Kosovës sot sëmuhen dhe vdesin vetëm për shkak së juve s'ju intereson shëndetësia e Kosovës", ka thënë deputeti Krasniqi.
Flitet për autostrada milionëshe nga qeveria e Kosovës, por gjendja në QKUK sipas Krasniqit mbetet alarmante.
"Jeta e qytetarëve është në rrezik të përditshëm, derisa zyrtarët qeveritar mjekohen nëpër spital private", thekson ai.