14 Dhjetor 2024

Gjendja e personave me aftësi të kufizuara mbetët e rëndë

Gjakovë, 23 shtator - Një delegacion i Degës së Partisë së Drejtësisë në Gjakovë i përbërë nga kryetari i degës Bahri Bokshi, sekretari Samir Qela dhe anëtari i kryesisë Arben Vula realizuan një takim me menaxheren e Qendrës Handikos në Gjakovë Brilenda Ballata, përfaqësuesin e të verbërve Shaib Kastrati dhe këshillin e prindërve të PAK.

Në këtë takim është  biseduar  për aktivitetin e OJQ “Handikos” në Gjakovë, për problemet të cilat ballafaqohet qendra në fjalë dhe që i preokupojnë kategorinë e personave me aftësi të kufizuara në Gjakovë, numrin e personave që përfshihen në këtë kategori, nevojat, vështirësitë dhe sfidat e tyre,që janë mjaft të mëdha dhe meritojn një vëmendje më të madhe institucionale dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Kryetari i degës së PD-së në Gjakovë Bahri Bokshi, tha se qëllimi i këtij takimi ishte bashkëbisedimi dhe bashkëpunimi, njëherit shqyrtimi i mundësive dhe formave të përkrahjes për funksionimin e kësaj organizate jo qeveritare në misionin e saj fisnik, që  ndërlidhet me përpjekjet për të siguruar qasjen adekuate për përmirësimin e cilësisë së jetës së kësaj kategorie, respektivisht që kjo kategori të ketë tretmanin e merituar.

Brilenda Ballata dhe përfaqësuesi i shoqatës së të verbërve Shaib Kastrati, vlerësuan se perrsonat em aftësi të kufizuara, po ballafaqohen me mbështetjen e pamjaftueshme komunale, duke përfshirë edhe çështjet burokratike si pengesa apo barriera që ndikojnë në punën e kësaj Qendre rehabilituese, që reflekton drejtpërdrejt në pozitën e vështirë të kësaj kategorie të personave që krahasuar me komunat tjera, në komunën e Gjakovës vazhdon të jetë ndër më të rëndat, duke përfshirë këtu mungesën e  kushteve elementare për realizimin e aktivitetit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)