27 Dhjetor 2024

Gjatë vikendit u trajtuan rastet e infarkteve akute në QKUK

Prishtinë, 14 tetor - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Shërbimin e Koronarografisë, gjatë vikendit kanë filluar të trajtohen në mënyrë të organizuar rastet  e infarkteve akute.

Pacientët janë trajtuar nga ana e Dr.Arton Beqirit, kardiolog invaziv,  i cili aktualisht punon dhe vepron në Gjermani, përderisa ka pasur asistimin e  stafit  të mesëm nga ky shërbim. Drejtoria e Përgjithshme e SHSKUK, bazuar në ligjet në fuqi,  ka angazhuar me kontratë specifike Dr. Beqirin, i cili vetëm këtë vikend ka trajtuar disa pacientë me këtë patologji.

Në bazë të vlerësimeve të drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Klinikës së Kardiologjisë,  ndërhyrjet janë kryer me sukses dhe pa komplikime. Angazhimi i Dr. Beqirit, është bërë i mundur me miratim të Bordit  Drejtues të SHSKUK dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
 
Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, po bënë përpjekje maksimale që të funksionalizojë  24-orë, shërbimin e koronarografisë në bashkëpunim edhe me stafin e kardiologëve invaziv, por edhe me angazhimin e ekspertëve nga jashtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)