25 Dhjetor 2024

Gjatë javëve në vijim virusi do të hyjë në fazën kulminante të shpërndarjes

Prishtinë, 12 prill - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur konferencë për media, në të cilën kanë njoftuar për masat që do të ndërmerren nëpër komunat e Republikës së Kosovës, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetues.   

“Gjykata në asnjë moment nuk e ka kontestuar legjitimitetin e masave që i kemi ndërmarrë për të parandaluar shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19, por vetëm ka konstatuar se të njëjtat duhet të merren nga Ministria e Shëndetësisë, dhe jo për krejt territorin e Kosovës, por për komuna veç e veç”, tha kryeministri në detyrë Kurti, duke theksuar se jemi të përkushtuar për të respektuar këtë vendim në tërësinë e tij dhe si rezultat i kësaj, prej sonte marrja e vendimeve do të bëhet direkt prej Ministrisë së Shëndetësisë në konsultim me komunat respektive dhe ministritë e linjës të përfshira në këtë proces.

Kryeministri në detyrë Kurti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës pa dallim etnie, partie, komune, rajoni, prejardhje, moshe, gjinie që të jemi bashkë sepse Virusi Corona nuk bën dallime tek ne sipas asnjë tipari.

“Le të mos ja japim Virusit Corona këmbët tona që më pas ky virus të na i marrë mushkëritë tona, të na e marrë frymën, të na e marrë jetën."

"Prandaj duhet ta përsërisim atë që kurrë nuk mund ta përsërisim mjaftueshëm. Qëndroni në shtëpi. Ruani higjienën personale. Dhe mbajeni distancën fizike ndaj njëri- tjetrit. Duke mbrojtur vetën e mbrojmë njëri- tjetrin dhe shpëtojmë të gjithë!”, u shpreh kryeministri në detyrë Kurti.

Ndërkaq ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën për media ka thënë se Sëmundja Covid-19 gjatë javëve në vijim do të hyjë në fazën kulminante të shpërndarjes së saj.

"Tani më si konstatim i bazuar në përvojën e shteteve të tjera të cilat tani gjenden në një situatë të vështirë për momentin. Falë masave të ndërmarra dhe me bashkëpunimin tuaj, kemi arritur që deri më tani ta kemi një situatë më të kontrolluar në raport me numrin e të sëmurëve. Por, e përsëris, - fatkeqësisht kjo nuk mjafton dhe nuk do të mjaftojë", ka theksuar Vitia.

Ai theksoi se tani jemi në situatën kur nuk duhet dhe nuk mundemi të tolerojmë neglizhencë karshi këtij virusi të rrezikshëm, dhe duhet patjetër bashkëpunimi dhe koordinimi i masave bashkë me qytetarët në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme.

"Marrë parasysh këtë, prej sonte në mesnatë hyjmë në fazën kur për secilën komunë hyn në fuqi vendimet në lidhje me masat që ndalojnë qarkullimin. Masat që hyjnë në fuqi sonte, do të jenë të njëjta me ato të cilat kane qenë aktive deri më tash."

"Megjithatë, marrë parasysh që sot në orët e pasdites pas disa takimeve që i kemi pasur edhe në nivel ekspertësh nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kemi marrë pra këto rekomandime për shtrëngimin e masave dhe ju njoftoj që këto masa do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës, e presim që masat me rigoroze pas konsultimeve të grupeve teknike të cilat tanimë veç janë duke punuar në Ministrinë e Shëndetësisë do të bëhen publike dhe do të hynë në fuqi brenda dy ose tri ditësh."

"Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në vazhdimin e respektimit të masave të marra deri më tash, meqenëse nga respektimi i rekomandimeve që i kemi dhënë si institucione, nga masat që kemi marrë dhe po i marrim e mbi të gjitha nga kujdesi dhe bashkëpunimi i juaj varen jetët tona", ka thënë ministri Vitia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)