Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi vdesin 950 persona në Spanjë
Madrid, 2 prill - Institucionet spanjolle kanë bërë të ditur se 950 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Spanjë.
Ky është shteti i dytë në Europë që regjistron çdo ditë shifra tronditëse, ku numri total i vdekjeve ka arritur në 10,003.
Në orët e fundit ka patur 8,102 raste të reja duke e çuar në 110,238 numrin total të të infektuarve.
Në total, 54,113 persona ndodhen në spital dhe 26,743 janë shëruar.
Ndërkaq në gjith globin janë mbi 48,311 viktima dhe mbi 950,708 të prekur me koronavirus.
Personat që kanë mundur të shërohen prej pandemisë në fjalë janë 195,188. Aktualisht numri më i lartë i të infektuarve dominohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 215,344, për të vazhduar me Italinë 110,574 dhe Spanjën 104,118.
Problematike situata shfaqet edhe në Gjermani me 77,981 raste, Francë me 56,989, Iran 47,593 dhe Britani 29,474.
Sa i takon viktimave, në krye të listës tragjike qëndron Italia me 13,155 jetë të humbura, më pas Spanja me 9,387 , SH.B.A me 5,112 si dhe Franca 4,032 ..