25 Dhjetor 2024

Gift of Life International vazhdon shërimin e fëmijëve

Prishtinë, 13 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në takim Drejtorin ekzekutiv të “Gift of Life International”, Rob Raylman me seli në New York (SHBA) dhe drejtorin e kësaj organizate për Kosovë, prof. dr. Mazllum Belegun, me të cilët biseduan për projektin e ndihmës për trajtimin jashtë vendit të fëmijëve kosovarë me sëmundje të rënda të zemrës.

Ministri Agani ka falënderuar mysafirët për kontributin e tyre të deritanishëm në këtë fushë, ndërkohë që Rob Raylman, ka thekuar faktin që është shumë e rëndësishme që në projekte humanitare si ky të këtë një bashkëpunim të mirë midis Ministrisë dhe akterëve të tjerë nga shoqëria civile.

Ai ka përgëzuar Ministrinë e Shëndetësisë për lider-shipin e treguar në krijimin e mundësive të reja për avancimin e shërbimeve shëndetësore në vend dhe për bashkëpunimin me partnerë të ndryshëm duke i ndihmuar rastet e rënda për të gjetur trajtim adekuat mjekësor.

“Gift of Life International” ka filluar aktivitetin e vet në Kosovë që nga viti 2009. Në vitin 2012 përmes kësaj organizate janë trajtuar në SHBA dhe në vende të tjera 27 pacientë nga Kosova, derisa gjatë këtyre ditëve, drejtuesit e  “Gift of Life International” gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë do të bëjnë përzgjedhjen edhe të 20 pacientëve të tjerë të cilët së shpejti do të marrin shërbime shëndetësore në baza humanitare jashtë vendit, të ofruara nga kjo organizatë dhe me asistencën e MSh-së, që do të heq shpenzimet e rrugës për pacientët dhe një shoqëruesit e tyre gjatë trajtimit jashtë vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)