23 Dhjetor 2024

Gati për miratim vaksina anti-Covid Johnson & Johnson, 85% efektivitet

Bruksel, 19 shkurt - Nevojat e mëdha për vaksina në të gjithë botën kanë nxitur kompanitë farmaceutike të shtojnë dozat e prodhimit, ndërsa të tjera të krijojnë vaksinën e tyre.

Rasti i kësaj të fundit është kompania “Johnson&Johnson”, e cila kërkon nga Agjencia Europiane e Barnave aprovimin për përdorimin e vaksinës së krijuar prej tyre, e për ta shpërndarë më pas në të gjithë Europën.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Europian në rrjetet sociale. Sipas procedurave të ndjekura edhe nga kompanitë “Pfizer”, “Moderna” dhe “AstraZeneca”, Agjencia Europiane e Barnave duhet të kryejë një vlerësim të pavarur dhe shkencor për të parë efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës “Johnson&Johnson”, për ta autorizuar më pas përdorimin e saj në Europë dhe më gjerë.

“Johnson&Johnson” është e kushtueshme, në raport me konkurrentet e tjera, por ka një benefit me rëndësi nga ana tjetër: merret vetëm me një dozë.

Sidoqoftë, vaksina “Johnson&Johnson” ende nuk është miratuar zyrtarisht për përdorim nga asnjë vend, por kompania thotë se rezultatet e një studimi të fazës së fundit tregojnë se ajo është 85% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes apo vdekjeve si pasojë e virusit, madje edhe kundër variantit të Afrikës së Jugut.

Sakaq, vendi ku ajo prodhohet (SHBA) zotohet se do të vaksinojë deri në fund të muajit korrik të gjithë shtetasit e saj.

Rreth 40,000 mjekë dhe infermierë në të gjithë vendin do të marrin dozat e para të vaksinës.

Autoritetet kanë si objektiv të vaksinojnë 3.7 milionë punonjës të sistemit shëndetësor deri në mars, që do të pasohet me vaksinimin e rreth 36 milionë qytetarë të moshës 65 vjeç e lart.

Ndërkohë, rreth 80 mijë doza të një vaksine të re që lufton COVID-19 të prodhuar nga kompania amerikane “Johnson&Johnson” kanë mbërritur në Johanesburg të Afrikës së Jugut mbrëmjen e së martës.

Qeveria do të fillojë vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor gjatë kësaj javë si pjesë e një studimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)