Gashi viziton Federatën e Sindikatës së Shendetësisë së Kosovës
Prishtinë, 23 janar - Kryetari I Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Mirsim Beqiri, dhe dy anëtaret e kryesisë; Arsim Blaku dhe Saranda Mollopolci, kanë vizituar të mërkurën Federatën e Sindikatës së Shendetësisë së Kosovës (FSSHK), ku janë pritur nga kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla dhe nga nënkryetari Xhemajl Selmani.
Gjatë këtij takimi, kryetari i DSK-së, Begzad Gashi ka folur për gjendjen e rendë, e cila po mbretëron në shendetësinë e Kosovës dhe për programin që ka DSK-ja për këtë sektor.
Kryetari Gashi ka thënë se DSK ka një program shumë parimor sa i përket ngritjes së nivelit të shendetësisë, veçanerisht për përsonelin mjekësor, ashtu si praktikohet me ligj edhe në shtetin e Gjermanisë.
Kryetari Gashi po ashtu, ka thënë se DSK-ja edhe nga roli i sotëm në skenën politike do të jap kontributin e saj në zhvillimin e sektorit të shendetësisë në Kosovë.
Kontributin tonë do ta japim edhe më shumë kur DSK-ja do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, parlamentit të Kosovës. Ne këtë program që kemi për sektorin e shendetësisë do ta zbatojmë shumë me fuqishëm me ardhjen e DSK-së në pushtet, ka thënë kryetari Gashi.
Ndërkohë, në anën tjetër kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla ka thënë se janë shumë të nderuar që një subjekt politik si DSK-ja ka ofruar mbështetje me programin e saj në zhvillimin e sektorit të shendetësisë.