FSSHK: Kujdes me premtime partive politike
Prishtinë, 30 nëntor - Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSHSK), ka paralajmëruar të mërkurën të gjitha partitë politike që garojnë për zgjedhjet e 12 dhjetorit, që të kenë kujdes në premtimet e tyre për sektorin e shëndetësisë, gjatë fushatës parazgjedhore.
Kryetar i FSSHK-së Blerim Syla, tha se do ti përcjellin me vëmendje premtimet e partive, dhe nëse ato nuk do të realizohen kur ta marrin pushtetin, sindikalistët do tu bëjnë presion të gjitha institucioneve në mënyra të ndryshme çoftë me protesta apo edhe me greva nga të gjithë punonjësit shëndetësorë.