FSSHK kërkon anulumin e shpalljes se drejtorëv te klinikave
Prishtinë, 18 janar - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) me rastin e rekrutimit të Drejtorëve të klinikave të QKUK-së shpreh indinjatën dhe pakënaqësinë me rrjedhën dhe rregulluesin e procedurës.
Parregullsia e shprehur në të gjitha stadet e zhvillimit të saj sipas sindikates e bënë këtë procedurë si të pavlefshme dhe nule.
FSSHK vlerëson me rastin e zhvillimit të kësaj procedure është cenuar parimisht autonomia e QKUK-së duke i shkelur dispozitat e Statutit të QKUK-së.
Në anën tjetër, sipas pretendimeve despotike dhe nepotizmit të shprehur në vetë përbërjen e panelit intervistues, e gjithë përzgjedhja e kandidatëve shpie në dyshimin e maniverzimit evident.
Procedura në fjalë, parimisht është iniciuar mbi baza të kundërligjshme, duke shkelur parimet dhe rregullimin e legjislacionit në fuqi.
Andaj, sipas FSSHK duke përkrahur kërkesën e Sindikatës së QKUK-së për anulimin e procesit të rekrutimit të drejtorëve të klinikave të QKUK-së, FSSHK-ja përkrah këtë kërkesë të drejtë dhe legjitime, duke aluduar në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe konkurrencës të shëndoshë dhe jo-diskriminuese.
\"Ne mendojmë se, Ministria e Shëndetësisë do ti përmbahet karakterit ekzekutiv të ligjshmërisë duke anuluar në tërësi procesin e rekrutimit të drejtorëve të klinikave të QKUK-së\", thuhet në njoftimin e FSSHK-së.