22 Dhjetor 2024

FSSHK-ja përkrah protestat për mos pagimin e 44 eurove

Prishtinë, 22 shtator - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), me rastin e mbajtjes së protestave të punëtorëve shëndetësorë të kujdesit primar në komunën e Gjakovës dhe Podujevës mbi çështjen e mos pagimit të shtesës së 44 eurove për vitin 2009, shpreh përkrahjen e fuqishme për punëtorët shëndetësor të këtyre komunave.

FSSHK-ja, konsideron se kërkesat e këtyre punëtorëve janë legjitime dhe të drejta, andaj, Federata si përfaqësuese në nivelin më të lartë të vendit, përkrah këto aksione sindikale që kanë për qëllim realizimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësorë.

FSSHK-ja konsideron, se të gjitha subjektet relevante duhet të ndërgjegjësohen për plotësimin e këtyre obligimeve, duke marr parasysh në vend të parë interesin e punëtorëve shëndetësor.

Në këtë drejtim, Federata do të përkrah çdo masë sindikale në të ardhmen të organizuara nga Sindikatat përbërëse të Federatës, në rast se këto kërkesa do të neglizhohen nga ana e autoriteteve komunale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)