29 Dhjetor 2024

FSSHK i bën thirrje kryeministrit që të merr seriozisht grevën

Prishtinë, 27 dhjetor - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se sot ne ditën e dytë të Grevës së përgjithshme të punëtorëve shëndetësor, Këshilli Grevistë ka pasur takim me Ministrin e Shëndetësisë në lidhje me situatën e re e cila është krijuar me rastin e mos përmbushjeve të premtimeve nga ana e Qeverisë.

FSSHK ka theksuar se ngga takimi nuk kanë marrë as një premtim i cili do të ndikonte në ndërprerjen e Grevës. 

'Duke u gjendur në situatë tepër të vështirë në të cilën më së shumti po pësojnë pacientët  Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjentë me Kryeministrin me qëllimin e vetëm që të  gjendet një zgjidhje për daljen nga kjo situatë', thekson FSSHK.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës edhe njëherë apelon të Institucionet relevante respektivisht Kryeministri që të merrë seriozisht Grevën e cila është në zhvillim, në të kundërtën Greva dhe veprimet tjera sindikale do të vazhdojnë bazuar në vendimet e organeve më të larta të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

FSSHK-ë i falënderon të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët po qëndrojnë stoikisht ne Grevë e në veçanti popullatën e cila deri në këto momente është duke na kuptuar.

Në fund Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës  është shumë e vetëdijshme se po pësojnë pacientët dhe punëtorët shëndetësor por turpi dhe përgjegjësia mbetet te politik bërësit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)