22 Dhjetor 2024

FSSHK e zhgënjyer me Ministrinë e Shëndetësisë

Prishtinë, 5 maj - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), si partnere e dialogut social në sektorin e shëndetësisë dhe si palë me cilësi të përfaqësueses të punëtorëve shëndetësor në  shëndetësinë e Kosovës, në marrëveshjen e lidhur në mes të FSSHK-së dhe Ministrinë së Shëndetësisë, shpreh zhgënjimin e thellë mbi mosrealizimin e lëndës së marrëveshjes në fjalë.

Ministria e Shëndetësisë duke realizuar marrëveshjen në mënyrë parciale për kujdesin sekondar dhe atë terciar, ka shkaktuar pakënaqësi të arsyeshme tek kujdesi primar. Prandaj zhgënjimi buron nga vetë anëtarët, përkatësisht punëtorët shëndetësor nga kujdesi primar për mos pagesën e shtesës prej 44 eurove si dhe borxhet për vitin e kaluar dhe muajt e mbetur të vitit 2010.

Duke cilësuar si pikën kryesore të marrëveshjes të datës 16.04.2010, e lidhur në mes të Kryetarit të FSSHK-së Dr. Blerim Syla dhe Ministrit të Shëndetësisë Dr. Bujar Bukoshi, FSSHK-ja e konsideron para se të gjithash premtimin publik të Ministrit të Shëndetësisë, premtim i cili krijon detyrim i cili nuk është realizuar.

Andaj, duke e shqyrtuar gjendjen momentale dhe të gjitha aspektet e zbatimit të kësaj marrëveshje, FSSHK-ja kërkon nga Ministri i Shëndetësisë Dr. Bujar Bukoshi, që në mënyrë publike të deklarohet mbi kryerjen e obligimeve të marra nga marrëveshja e 16.04.2010 dhe për vonesat e shkaktuara për kujdesin primar.

Konsiderojmë se Ministri i shëndetësisë bartë përgjegjësi morale dhe institucionale ndaj marrëveshjes së arritur si dhe ndaj punëtorëve shëndetësor në përgjithësi, kështu që ne shpresojmë që Ministri do ta realizoj marrëveshjen në tërësi duke i përmbushur të gjitha detyrimet ndaj të gjithë punëtorëve shëndetësor.

FSSHK-ja, me vigjilencë të plotë do të monitorojë gjendjen aktuale dhe do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes, dhe njëherit njoftojmë mbarë opinionin e gjerë se lidhur me problemet në shëndetësi dhe ekskluzivisht mbi implementimin e marrëveshjeve me MSh-në, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë  takim informativ me Përfaqësuesin Special të ICO-së, z. Peter Feith, Ambasadorin Amerikan, z. Christopher Dell dhe Kryeministrinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Hashim Thaqi.

Përndryshe, në momentin e duhur dhe të arsyeshëm, FSSHK-ja do ti ndërmarr hapat sindikal për realizimin e marrëveshjes në tërësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)