FSSHK e quan vepër terrorizuese sulmin ndaj mjekut
Prishtinë, 1 tetor - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), me rastin esulmit fizik ndaj mjekut dhe kolegut tanë Dr. Arsim Morina, shprehëindinjatën e thellë për këtë vepër terrorizuese.
Ngrisim zërin tonë, të vendosur që të mbrojmë dinjitetin dhe vlerënnjerëzore, që një herë e përgjithmonë këto veprime barbare të ndalendhe të gjejnë dënimin meritor për kryerësit e këtyre veprimeve. Në këtëdrejtim apelojmë tek i tërë komuniteti kosovar, e në veçanti tekorganet e sigurisë që të ndërmerren të gjitha masat që i parashehligji, në mënyrë që personat e tillë të sjellën para drejtësisë, thuhet në komunikatën për media të FSSHK-së.
Sindikata e QKUK-së do të mbledhë kryesinë e saj që të shqyrton rastinnë fjalë ku do të ndërmerren hapat mëtutjeshëm në përputhje me vendimete marra nga Këshilli Drejtues i FSSHK-së. FSSHK-ja dhe Sindikata eQKUK-së do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëveshëndetësor dhe anëtarëve të saj, thuhet në reagimin e FSSHK-së.