24 Dhjetor 2024

FSSH zoton 160.000 € për trajtimin mjekësor të foshnjës 5-muajshe L.F

Prishtinë, 11 qershor - Në përgjigje të interesimit të mediave për rastin e foshnjës 5-mujashe, L.F., të diagnostikuar me Leukemi Akute, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) njofton se familjarët e pacientit në dy raste kanë aplikuar për mbështetje financiare në institucionin në kuadër të programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore.

 Në të dyja rastet kërkesa e aplikuesit është shqyrtuar pozitivisht në një shumë të përgjithshme prej 160.000 Eurosh për trajtim në institutin shëndetësor në Gazi Osman Pasa, në Stamboll (Turqi).  

Më konkretisht, më 7 shkurt të këtij viti Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, mbi bazën e profaturave e lëshuara nga institucioni shëndetësor përkatës, ka miratuar shumën e kërkuar prej 120,000 Eurosh në favor të aplikuesit.

Për të njëjtin rast, më 15 maj 2020, familjarët i janë drejtuar Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me një kërkesë të dytë për mbështetje financiare në vlerën 80.000 Euro, me ç’rast FSSH ka miratuar zotimin e pjesshëm të vlerës së kërkuar, më saktësisht 40.000 Euro.

Miratimi i shumës së pjesshme për rastin në fjalë është kushtëzuar nga dispozitat e Udhëzimit Administrativ 03/2017 për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, i cili kufizon mbështetjen vjetore maksimale për një rast të vetëm në 160.000 Euro. Thënë këtë, pjesa e pambuluar e kërkesës së aplikuesit për mbështetje financiare është 40.000 Euro.

Fletëzotimet e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për mbulimin e shpenzimeve të këtij rasti janë lëshuar në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2017 për Trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Për shumën përfundimtare të trajtimit, po në mbështetje të këtij Udhëzimi vendos Bordi Ekzekutiv i Fondit bazuar në raportin përfundimtar mjekësor dhe financiar të lëshuar nga institucioni hospitalizues. 

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është institucionin i pavarur publik me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta që, në emër të të siguruarve, të administrojë me mjetet financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)