09 Janar 2025

FSK-ja i dhuron një karrige stomatologjike Komunës së Artanës

Prishtinë, 9 shkurt - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj, rëndësi të posaçme i kushton realizimit të projekteve të ndryshme humanitare në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sot, në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo–Ushtarak të MFSK-së, Komunës së Artanës (Novo Bërdës) iu dhurua një karrige stomatologjike, dedikuar fshatit Llabjanë të kësaj komune.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit ishin të pranishëm; kryetari i Komunës së Artanës, zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, stafi mjekësor i Ambulancës së fshatit Llabjan, zyrtarë të lartë të MFSK/FSK-së, si dhe atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së major Murillo.

 Ky donacioni nga Qendra Klinike Stomatologjike e Kosovës  kishte për qëllim lehtësimin e  nevojave të qytetarëve të Artanës, për t’iu mundësuar atyre kryejnë e disa shërbimeve  stomatologjike në Ambulancën e fshatit. 

Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, nënkoloneli Afrim Veseli, karrigen ia dorëzoj kryetarit të Artanës, z. Ivanoviq, duke theksuar se MFSK-ja është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe komuniteteve pa dallim. Ai premtoi se edhe në të ardhmen FSK-ja do t’i ndihmojë qytetarët e vendit pa dallime përkatësie etnike, gjuhësore apo fetare.

Ndërsa kryetari i Komunës së Artanës, z. Sevetisllav  Ivanoviq, në emër të gjithë qytetarëve të komunës që ai drejton, falënderoi FSK-në për ndihmën e ofruar duke thënë se:  “Kërriga stomatologjike, për ne ka qenë prioritet, si pajisje mjaft e rëndësishme në shërbim të  gjithë qytetarëve të kësaj ane, sidomos  në shërbim të fëmijëve dhe nxënëseve”, tha në fund z. Ivanoviq.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)