30 Dhjetor 2024

FSK-ja dhuroi mbi 400 doza gjak

Prishtinë, 14 gusht - Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, me moton: “Një pikë gjak, për shpëtimin e një jete”, në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe Departamentit të Mjekësisë të Ministrisë për FSK-në, dhe në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe të Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së.

Ministri i MFSK-së, z. Haki Demolli i ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët dhurues vullnetar të gjakut për gatishmërinë e tyre, që t’i përgjigjen këtij aksioni humanitar, si dhe personelin mjekësor të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK) dhe të Kompanisë së Mjekësisë së FSK-së, për angazhimin dhe punën e palodhshme.

Aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut ka filluar më 3 gushtë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të vazhduar, për dhjetë ditë, në të gjitha njësitet e FSK-së ku janë dhuruar mbi 407 doza gjak.

Ministria dhe FSK-ja kanë një traditë të organizimit dhe të dhurimit humanitar të gjakut, edhe përkundër kohës së pushimeve vjetore, dhe se ky është aksioni i dytë brenda vitit, pra në aksionin e janarit, pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civil në Ministri dhe Forcë dhuruan mbi 700 doza gjak. Pra brenda vitit 2015, në të dyja aksionet janë dhuruar gjithsejtë 1107 doza të gjakut për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Ndërsa, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në MFSK, z. Harjush Kurtaj, tha se: “Pjesëtarët e FSK-së jo vetëm gjatë organizimit të aksioneve të rregullta, siç ishte edhe ai në fillim të këtij viti, 20-30 janar 2015, por, ata po dhurojnë gjak edhe jashtë këtyre organizimeve, dhe janë gjithmonë të gatshëm për dhurimin e gjakut edhe në të ardhmen, çdo herë, që pacientët kanë nevojë për gjak. FSK-ja është donator i rregullt i dhurimit të gjakut dhe se çdo herë i janë përgjigjur me vullnet këtij aksioni”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)