FSK filloi aksioni humanitar për dhurimin e gjakut
Prishtinë, 4 gusht - Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), sot, në organizim të Departamentit të Mjekësisë, Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të MFSK-së, dhe në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK), filloi aksioni humanitar për dhurimin gjakut, me moton: Dhuroni gjak shpëtoni jetëra.
Menaxheri i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, Fadil Mahmuti shtoi se: Pjesëtarët e FSK-së, janë donatorët më të rregullt të gjakut, dhe se çdo herë i janë përgjigjur me vullnet këtij aksioni. FSK-ja i ka dhënë përkrahje maksimale aksionit për dhurimin e gjakut, që kanë qenë shembulli më i mirë prej të gjithëve, dhe ku numri i dhuruesve po shtohet vazhdimisht.\"
\"Dhe për neve, gjithmonë është një kënaqësi e veçantë, kur ndodhemi në mesin e ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së, të cilët presin në radhë për dhurimin e gjakut.
Ndërsa, koloneli Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim në MFSK, është dhurues i rregullt i gjakut, u shpreh: FSK-ja ka një traditë të organizimit të aksioneve humanitare për dhurimin e gjakut edhe para themelimit të FSK-së. Shumë pjesëtarë të FSK-së, janë shembull për dhurimin e gjakut, me motën për shpëtimin e atyre që kanë nevojë më së shumti për gjak.
Në ditën e parë të aksionit për dhurimin e gjakut humanitar në Ministrinë për FSK, edhe përkundër kohës së pushimeve vjetore interesimi ishte i madh.
Mbi 40 pjesëtarë të MFSK-në, dhuruan gjak. Aksioni humanitar për dhurimin e gjakut do të vazhdojë, nesër, në Kazermën Adem Jashari në Prishtinë, dhe në kazermat e tjera, deri më 14 gusht 2014, ku pritet të përfundoi ky aksion humanitar në FSK.