Franca zgjat gjendjen e urgjencës shëndetësore deri më 16 shkurt
Paris, 5 nëntor - Franca ka zgjatur gjendjen e urgjencës shëndetësore deri më 16 shkurt për shkak të numrit në rritje të rasteve të koronavirusit.
Për shkak të numrit të tyre të pamjaftueshëm në seancën e së martës në Asamblenë Kombëtare, anëtarët e Parlamentit që i përkisnin partisë në pushtet të presidentit, Emmanuel Macron të cilët kishin propozuar një zgjatje deri më 16 shkurt u anulua dhe gjendja e jashtëzakonshme u zgjat vetëm deri më 14 dhjetor.
Në votimin e mbajtur u pranua zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 16 shkurt.
Gjendja e urgjencës shëndetësore, e cila u shpall në mars për dy muaj, u rivendos më 17 tetor me një dekret të lëshuar nga qeveria.
Ajo i jep qeverisë autoritetin për të kufizuar liritë e caktuara në të gjithë vendin ose në rajone të caktuara dhe për të kapur të gjitha llojet e aseteve dhe shërbimeve që konsiderohen të nevojshme.