Franca vazhdon ndihmën për shëndetësinë kosovare
Prishtinë, 18 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet.
Në këtë takim Ministri Agani dhe Ambasadorja Daviet diskutuan për gjendjen në sektorin shëndetësor të Kosovës.
Ministri Agani e njoftoi Ambasadoren e Francës me hapat në fillimin e reformës shëndetësore dhe ndryshimet që do ti sjell ajo në sektorin shëndetësor në Kosovë.
Ambasadorja Daviet shrehu gatishmërinë e shtetit të saj për vazhdimin e ndihmës që Franca ka dhënë në shumë aspekte të shëndetësisë kosovare, në veçanti në fushën e shëndetit mendor dhe në sektorin farmaceutik.