23 Dhjetor 2024

Franca po teston vaksinën kundër HIV

Paris, 30 janar - Një grup prej 48 vullnetarësh të infektuar me HIV është i gatshëm të provojë vaksinën kundër virusit të deficitit imunitar, të zhvilluar nga bashkëpunëtorët e Laboratorit të biologjisë strukturore në Marsejë.

Preparati i përpunuar do t’u injektohet vullnetarëve në tre faza gjatë një viti, gjë që lejon përcaktimin e dozës më efektive të vaksinës për njerëzit.

Substanca aktive, e cila është pjesë përbërëse e preparatit të ri, llogaritet të luftojë të ashtuquajturën proteinë Tat, e cila bllokon aftësinë e sistemit imunitar për të hequr qafe qelizat e infektuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)