Franca detyron përdorimin e maskave antiCovid-19
Paris, 28 korrik - Franca po kalon një moment jo të mirë në luftën ndaj Covid-19. Rritja e numrit të rasteve ka bërë që përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm në Bordo’, një nga qytete kryesore franceze dhe në disa zona turistike të rajoni përreth Zhirond.
Një masë që tani shqetëson vendpushime të shumta turistike në bregdetin e Atlantikut, nga Sable’-d’Olon deri në kufirin spanjoll.
Vendime të ngjashme janë marrë tashmë nga prefekturat e Vendesë, Sharent-Maritim, Landes dhe Pirene’-Atlantik.
Në Zhirond, detyrimit për të mbajtur një maskë i shtohet edhe ndalimi i konsumimit të alkoolit në rrugë. Rregullat e reja antiCovid-19 do të jetë në në fuqi nga 28 korriku deri më 31 gusht, në qytete turistike si Lakano’, Cap-Ferret dhe Arkashon.